Universiteti i Prishtinës trajnon instruktorët e FSK-së për Metodologjinë e mësimdhënies

Universiteti i Prishtinës trajnon instruktorët e FSK-së për Metodologjinë e mësimdhënies

Universiteti i Prishtinës trajnon instruktorët e FSK-së për Metodologjinë e mësimdhënies

Prishtinë, 19 dhjetor 2014 – Instruktorët e Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), janë duke vijuar programin trajnues me temë: ,,Metodologjia e mësimdhënies’’, të cilën po e realizon Fakulteti i Edukimit i Universitetit të Prishtinës ,,Hasan Prishtina’’. Trajnimi për metodologjinë e mësimdhënies është duke u zhvilluar në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit që ka FSK-ja me Universitetin e Prishtinës.

Sot, instruktorët tanë u vizituan gjatë procesit të punës edhe nga Dekani i Fakultetit të Edukimit Et’hem Çeku dhe profesor Zeqir Veselaj si dhe kapiten Afrim Shala, oficer ndërlidhës me Universitetin.
Modulet të cilat janë duke u zhvilluar sipas programit janë: përgatitja e plan konspekteve, metodat e vlerësimit, mësimdhënia dhe mësimnxënia. Instruktorët e FSK-së, gjithsej 29 sish kanë përgatitje paraprake shkollore master dhe baqelor, kritere këto edhe të kërkuara nga Fakulteti i Edukimit.

Vlen të theksuar përkushtimi i instruktorëve të FSK-së dhe interesimi i tyre për të përfituar njohuri dhe metodologji nga këto tema si dhe gatishmëria e pakursyer e profesorëve të Fakultetit të Edukimit që të punojnë intensivisht që për dy muaj sa do të zgjasë trajnimi, rezultatet të jenë sa më të mëdha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *