Në FSK u mbajt seminari për ndërtimin e kapaciteteve në menaxhimin e fatkeqësive

Në FSK u mbajt seminari për ndërtimin e kapaciteteve në menaxhimin e fatkeqësive

Në FSK u mbajt seminari për ndërtimin e kapaciteteve në menaxhimin e fatkeqësive

Prishtinë, 29 janar 2015 – Në ambientet e Komandës së Forcave Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), që nga e hëna, pra nga data 26 janar është duke i zhvilluar punimet seminari: ,, Ndërtimi i kapaciteteve në menaxhimin e fatkeqësive’’, të cilin po e drejtojnë instruktorët dhe ekspertët nga Garda Kombëtare e shtetit Aiova, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës(ShBA).

Pjesë e seminarit janë oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policisë së Kosovës dhe zyrtarë të Agjencisë për menaxhimin e emergjencave, etj. Duke qenë se Republika e Kosovës ka sistem të integruar të menaxhimit të emergjencave dhe gjithashtu Plan të Reagimit Kombëtarë, këto forma koordinimi, përgatitjeje dhe planifikimi janë më shumë interes.

Qëllimi i ushtrimit është dizajnimi i një ushtrimi tavoline që ka të bëj me vendimmarrësit për të testuar elemente ose pjesë të Planit të Reagimit kombëtarë dhe natyrisht edhe sistemit të integruara të menaxhimit të emergjencave.

Republika e Kosovës është në partneritet me shtetin amerikan Iova e gjithashtu edhe FSK-ja me Gardën Kombëtare të Aiovës, në kuadër të këtij bashkëpunimi është duke u zhvilluar edhe seminari pesë ditor, në të cilën janë të përfshira agjencitë për menaxhimin e emergjencave dhe fatkeqësive tjera, të cilat në situata reale kanë në kompetencë reagimin dhe menaxhimin sa më efikas në përballimin e situatave të tilla.

Seminari më temë ,,Ndërtimin e kapaciteteve në menaxhimin e fatkeqësive’’, mbyll punimet nesër me 30 janar 2015, me përfundimin e dizajnimit të një ushtrimi tavoline, i cili teston pjesë të Planit të reagimit kombëtarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *