Delegacioni i Akademisë për Paqe dhe Siguri në Evropë i Austrisë vizitoi FSK-në

Delegacioni i Akademisë për Paqe dhe Siguri në Evropë i Austrisë vizitoi FSK-në

Delegacioni i Akademisë për Paqe dhe Siguri në Evropë i Austrisë vizitoi FSK-në

Prishtinë, 01 gusht 2012 – Një delegacion i gjerë i Akademisë për Paqe dhe Siguri në Evropë i Austrisë i prirë nga ING.MMag Gunther J. Rozenitz, zhvilloi një vizitë në Forcën e Sigurisë së Kosovës, me ç’rast u priten nga Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati dhe shefi i shtabit të Komandës së Forcave Tokësore, kolonel Naim Haziri.

Gjeneral Kastrati për delegacionin austriak bëri një prezantim të historikut të ngritjes dhe zhvillimit të Forcës së Sigurisë për këto vite që nga themelimi e deri më tani. Po ashtu komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati me theks te veçantë u ndalë në arritjen e Kapaciteteve të Plota Operacionale, strukturën e FSK-së, detyrat si edhe bashkëpunimin ne vendet e rajonit.

Interesimi i delegacionit austriak ishte edhe mbi të ardhmen e FSK-së si edhe perspektiva e FSK-së, për të cilën gjeneral Kastrati foli me optimizëm në bazë të parametrave të vendosur dhe objektivave, si edhe krahas zhvillimeve politike në prag të përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë, si edhe pas rishikimit strategjik te sektorit te sigurisë, priten detyra shtesë si edhe ndryshim i misionit të Forcës.

Akademia për Paqe dhe Siguri në Evropë ka anëtarësi me profil ushtarak, shumica prej aktivistëve dhe veprimtarëve të saj janë me karrierë të oficerëve, të cilët e njohin mirë aspektin e sigurisë, jo vetëm në Austri por edhe në rajonin e Ballkanit e më gjerë në Evropë. Në koordinim të vizitës së sotme një kontribut ka dhënë edhe bashkatdhetari ynë, Miftar Kastrati, udhëheqës i Institutit për Integrime, i cili ka iniciuar takimin dhe ka në plan gjetjen e fushave me të cilat mund të bashkëpunohet në të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *