U diskutua për qasjen në drejtësi të grave dhe vajzave, viktima të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

U diskutua për qasjen në drejtësi të grave dhe vajzave, viktima të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

U diskutua për qasjen në drejtësi të grave dhe vajzave, viktima të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Prishtinë, 8 mars 2013 – Agjencia për Barazi Gjinore në Zyrën e Kryeministrit ka shënuar 8 Marsin – Ditën Ndërkombëtare të Gruas, me tryezën “Qasja në drejtësi për gratë dhe vajzat, viktima të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”, e cila u dedikohet grave dhe vajzave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë.

Tryeza në fjalë kishte si qëllimi të mbledhë së bashku të gjithë akterët që ofrojnë mbështetje për gratë dhe vajzat, viktima të dhunës seksuale të luftës së fundit në Kosovë, me qëllim të shqyrtimit të opsioneve dhe nxjerrjen e rekomandimeve konkrete se si të orientohen politikat shtetërore drejt një zgjidhjeje që përfaqëson më së miri interesat e këtyre viktimave.

Me këtë rast Kryeshefja e Agjencisë për Barazi Gjinore, Edona Hajrullahu njoftoj se Agjencia është në proces të hartimit të planit të veprimit për zbatimin e Rezolutës 1325, të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ”Gratë, Paqja dhe Siguria”dhe shprehu përkushtimin për gjetjen e një zgjidhje sa më të pranueshme dhe të favorshme për këto vajza dhe gra, të cilat janë një pjese e barabartë e shoqërisë kosovare. “Qëllimi jone është që me zbatimin e këtij plan veprimi nacional, Viktimat e dhunës seksuale, torturës dhe formave të tjera të dhunës së luftës te kanë qasje në mekanizma funksional për mbrojtjen, qasjen në drejtësi, rehabilitimin dhe re-integrimin e tyre” theksoi znj. Hajrullahu.

Zëvendëskryeministri, njëherësh Ministër i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi ka thënë: “ende ka nevojë për përkushtim të veçantë që kjo drejtësi t’i qaset këtyre femrave, fatmirësisht ka shumë vite tashmë që Kosova ka krijuar institucionet e veta të cilat janë të profilizuara pikërisht për të ndihmuar këtë qasje në drejtësi. Ato bëjnë një punë të madhe dhe të zellshme. Megjithatë, në një vend ku është mohuar drejtësia me dekada e shekuj, qasja në drejtësi nuk do të jetë asnjëherë e mjaftueshme- nuk do të jetë diçka që mund të rregullohet për pak vite. Prandaj, puna më e madhe akoma ka për t’u bërë\" ka thënë z. Kuçi.

Kuçi ka thënë se Qeveria me iniciative të Ministrisë së Drejtësisë, ka formuar një grup punues ndër-ministror për ballafaqim me të kaluarën. Sipas tij, grupi do të merret në hollësi me çështjen e riparimit të dëmeve të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Ministrja e Integrimeve Vlora Çitaku, ka theksuar se gratë dhe vajzat e dhunuara gjatë luftës në Kosovë, janë kategori që deri më tani ka qenë e harruar nga shoqëria, nga familja dhe nga institucionet. Që nga paslufta, gjendja e këtyre grave jo vetëm në aspektin materiale por edhe në atë social, shëndetësor e juridik, e mbi të gjitha në atë shpirtërore ka qenë e mjerueshme. Ne si institucione duhet të përballemi dhe ti japim zgjidhje këtij problemi. Lufta në Kosovë për shumë prej nesh ka përfunduar para 13 vitesh, për 20 mijë gra dhe familjet e tyre kjo luftë vazhdon.

Në anën tjetër, zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Berat Luzha ka thënë se nuk ka evidencë për gratë viktima të përdhunimeve gjatë luftës në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *