riciklimi_sipermarrja_sociale

riciklimi_sipermarrja_sociale

riciklimi_sipermarrja_sociale

"Une Ricikloj". Nisma që synon të motivojë komunitetin
për një mjedis më të shëndetshëm për fëmijët!

22 vjet që nuk riciklojmë asgjë! Sot me një mjedis më të varfër dhe njerëz që nuk kanë asgjë ç’ti japin veç mbeturinave.

Riciklimi, një mënyrë e të jetuarit apo stil jetese ?
Një shpirt sfidues në rritje nga të rinjtë shqiptarë ka sjellë dhe do të sjellë gjithmonë nisma të guximshme për ndryshimet e nevojshme në mjedis. Arsyeja pse krijuam "Unë Ricikloj" është e njëjtë me atë të Ecovolis, një mjedis më i mirë për të gjithë! Të rinjtë e sotshëm dëgjojnë vazhdimisht daullen e zakonshme se gjeneratat e mëparshme kanë ndërtuar dhe përparuar këtë vend. Por realisht ti kthehemi mjedisit, sa hapësira për ndryshim, për të marrë vendime dhe për të ecur në krah të nismave të ngjashme ka në vëndin tonë? Kjo është sfida e këtij brezi!

Kemi plot 22 vite që nuk riciklojmë asgjë, veç mbushim sipërfaqe të tëra me mbetje dhe hedhim ç’të mos na hyj më në punë. Në dikurën e para këtij 22 vjeçari qumështi dhe varfëria na detyronte të riciklonim. Shishja bosh e qumështit ishte më e shtrenjtë se celulari i sotshem. Por sot nuk jemi më të pasur, përkundrazi kemi një mjedis më të varfër dhe njerëz që nuk kanë asgjë ç’ti japin veç mbeturinave. Vetë politikat dhe strategjitë mjedisore të 22 viteve të fundit kanë rolin e tyre në këto zhvillime. Ato janë realisht ndër kosnumatoret më të mëdha të letrës, vlerën e të cilës nuk arrijnë dot ta justifikojnë, veçse nëse do të ricikloheshin dhe të ktheheshin në një produkt të vlefshëm.

Fatkeqësisht kur flet për politika mjedisore përveç letrës mëndja të shkon sa majtas-djathtas, sikur të kishte ndonjë peshë ngjyra e këtij shkatërrimi dhe të mos ishte po i njëjti ajër, ujë dhe tokë ku jetojmë të gjithë. Jemi të ndërgjegjshëm që nuk mund të presim shumë nga politika për të ndryshuar mjedisin, por duhet vetë si qytetarë dhe banorë të këtij qyteti, të marrim masa dhe të kujdesemi për shtëpinë tonë. Ky është edhe misioni ynë me Ecovolis dhe së fundmi me Unë Ricikloj! Ti ofrojmë mundësi konkrete çdo banori të këtij qyteti të bëhet pjesë në mbrojtjen e mjedisit të qytetit tonë duke përdorur biçikletën dhe duke ndarë mbeturinat, për të zvogëluar ndotjen.

Unë Ricikloj është një nisëm mjedisore që synon të motivojë komunitetin dhe individët për një mjedis sa më të qëndrueshëm me më pak mbeturina. Kjo nisëm synon të ofrojë një program të mirëfilltë të riciklimit dhe shërbimit ekologjik për ndarjen dhe grumbullimin e mbeturinave në zyra, biznese, në komunitet dhe më gjerë. Ne besojmë se riciklimi është jetësor për mjedisin tonë, është i mirë për qytetin, për komunitetin, për bashkinë, për bizneset dhe më gjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *