Zëvendës ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar vizitoi Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj

Zëvendës ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar vizitoi Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj

Zëvendës ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar vizitoi Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj

Prishtinë, 23 tetor 2014 – Komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), gjeneral brigade Enver Cikaqi me bashkëpunëtorë, priti në një takim pune, zëvendës ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar, znj. Louise Taylor, e akredituar në Prishtinë.

Me këtë rast, gjeneral Cikaqi e falënderoi zëvendës ambasadoren znj. Taylor, për ndihmën e vazhdueshme që po jep Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe ambasada e saj në Prishtinë për FSK-në, përmes trajnimeve të shumta për oficerët e saj. Po ashtu e njoftoi me të arriturat e përgjithshme të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes si dhe me sfidat me të cilat ata po ballafaqohen gjatë realizimit të detyrave.

” Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar ka luajtur një rol kyç në trajnimin e oficerëve të FSK-së, edhe në Akademinë ushtarake SANDHURST në Londër. FSK-ja çdo ditë e më shumë po përgatit kuadro me programe standarde të përfituara nga vendet anëtare të NATO-s, dhe këto njohuri jemi duke i vënë në funksion të avancimit dhe përparimit me qëllim që të kemi trajnime unike në të gjitha njësitë. Edhe ky takim është në frymën e bashkëpunimit dhe ndihmës së dhënë për FSK-në, ku pjesëtarë të FSK-së do të përfitojnë nga ky program i shkollimit” tha gjeneral Cikaqi.

Ndërsa, zëvendës ambasadorja Taylor, falënderoi komandantin e KDS-së, gjeneral Cikaqin, dhe u shpreh se ndjehet e lumtur me të arriturat që po sheh kudo në FSK dhe njëherësh premtoi thellimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *