Programi i Alternativave Social Stimuluese - PASS - Aksion Vullnetar - Durres

Programi i Alternativave Social Stimuluese – PASS – Aksion Vullnetar – Durres

Programi i Alternativave Social Stimuluese - PASS - Aksion Vullnetar - Durres

PASS është një skuadër të rinjsh që duan të përmirësojnë situatën e vështirë në të cilën jetojmë. Anëtarët e PASS janë studentë, aktivistë të shoqërsië civile, vullnetarë dhe specialistë të fushave të ndryshme.
Shoqata PASS ka një eksperiencë disa vjeçare në punën me komunitete, në disa nga lagjet e Tiranës, Durrësit dhe qyteteve të tjera të Shqipërisë. “Lagjja ime, Shtëpia ime”, “E shtuna vullnetare për një Tiranë më të pastër”, “Të rinjtë në Aksion”, “Për një Durrës më të pastër”, “Projekti Rinor Qytetar”, “Kuvendi i Lagjes” dhe të tjera, janë disa nga projektet që shoqata ka realizuar me komunitetet e qytetit tonë. Këto projekte janë realizuar me sukses dhe kanë ndihmuar konkretisht organizimin në komunitet, (bashkangjitur këtij seksioni janë edhe fotografitë e aktiviteteve, për më shumë shih profilin dhe veprimtarinë e shoqatës PASS, www.pass-al.org , www.kuvendilagjes.com , www.projektiqytetar.com ).Ne jemi prezent në problemet e komunitetit përmes aksioneve konkrete dhe në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet lokale, komunat dhe prefekturat. PASS ndihmon vazhdimisht në punën e autioriteteve lokale për evidentimin e problematikave të komuniteteve dhe për propozimin e ndërhyrjeve sa më efikase.
PASS është anëtare e Këshillit Qytetar për Mbrojtjen e mjedisit pranë Bashkisë së Tiranës. Shoqata ka dhënë kontribut në hartimin e strategjive dhe planeve të veprimit të Bashkisë së Tiranës në fushën e mjedisit. Advokatimi i komuniteteve tona para autoriteteve lokale ka qenë dhe do të jetë përgjegjësi e rëndësishme e shoqatës sonë.
Ne punojmë ngushtë me organiziatat më aktive në fushën sociale dhe mjedisore.Ne kemi punuar me Bashkinë e Tiranës, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, me Ministrinë e Mjedisit, me lëvizjen MJAFT, Këshillin Rinor Shqiptar, Qeverinë e Studentëve, Masmedia dhe Mjedisi, Nënujsat, etj.etj. PASS është një partnere korrekte në punën në grup.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *