Ministri Krasniqi kërkoi nga Egjipti përkrahje në ndërkombëtarizimin e sportit të Kosovës

Ministri Krasniqi kërkoi nga Egjipti përkrahje në ndërkombëtarizimin e sportit të Kosovës

Ministri Krasniqi kërkoi nga Egjipti përkrahje në ndërkombëtarizimin e sportit të Kosovës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi gjatë vizitës së tij në Egjipt sot takoi edhe Zv.Ministrin për Sport të Egjiptit Dr. Osama Ghoniem.

Ministri Krasniqi falënderoi z. Ghonien për kontributin e madh të Egjiptit ndaj Qeverisë dhe popullit të Kosovës në fazat më të rëndësishme. Ai vlerësoi nivelin e komunikimit dhe bashkë punimit me institucionet e Egjipti, dhe kërkoi që ky nivel i bashkëpunimit të rritet.

Ai edhe një herë kërkoi që Egjipti të ndërmarrë hapat për njohjen e shpejtë formale të Republikës së Kosovës. Ministri Krasniqi informoi Zv.Ministrin Ghoniem për zhvillimet politike, progresin e arritur dhe sfidat në Kosovë . Ai më gjerësisht dha një pasqyrë për situatën në të cilën gjendet sporti në Kosovë , sfidat, investimet e MKRS-së në infrastrukturën sportive dhe si dhe nevojën për përkrahje në rrugën për ndërkombëtarizimin e sportit, me ç’rast edhe kërkoi përkrahjen e Egjiptit.

Zv.Ministri i Sportit të Egjiptit u shpreh i kënaqur me vizitën e Ministrit Krasniqi në Egjipt dhe potencoi se ‘marrëdhëniet miqësore të popullit të Egjiptit me popullin e Kosovës janë të hershme, andaj ne si Ministri e Sportit jemi të gatshëm që t’i thellojmë këto marrëdhënie përmes institucioneve tona’.

Ai poashtu njoftoi Ministrin Krasniqi për gjendjen në të cilën ndodhet sporti , infrastruktura sportive, dhe sfidat me të cilat përballet sporti në Egjipt. Ai siguroi se Ministria e Sportit e Egjiptit do të përkrah sportin kosovar me të gjitha kapacitetet institucionale që posedojnë.

Të dy palët u pajtuan që të shkëmbejnë përvojat e mira në sport, sidomos në sportet më të popullarizuara në të dy vendet, si: futbolli, basketbolli dhe sportet luftarake, si dhe shkëmbimin në fushën e mjekësisë sportive.

Theks i veçantë iu kushtua draft marrë veshjes së sportit, propozuar nga Ministria e Kulturë s, Rinisë dhe Sportit e Kosovës. Pas diskutimit të draft-marrëveshjes, palët u pajtuan që në një afat të shkurtër kohor të nënshkruhet kjo marrë veshje bashkëpunimi.

Ndër të tjera Ministri i Kulturë s, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi mbrëmë ka vizituar Sindikatë n e Gazetarëve të Egjiptit, me ç’rast në praninë e përfaqësuesve të shumtë të medieve ka prezantuar situatën e përgjithshme politike, kulturore e sociale të Kosovë s dhe iu është përgjigjur pyetjeve të shumta të gazetarëve për Kosovën. Ministri Krasniqi sonte pritet të jetë mysafir drejtpërdrejt në televizionin më prestigjioz të botës arabe Nile Tv, ne Program Daily Debate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *