Qytetarët e Kosovës kërkojnë transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura

Qytetarët e Kosovës kërkojnë transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura

Qytetarët e Kosovës kërkojnë transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura

Prishtinë, 15 dhjetor 2015 – Forca e Sigurisë së Kosovës(FSK), të transformohet në Forca të Armatosura, kështu kanë deklaruar 88% e qytetarëve të vendit të cilët janë anketuar. Këto janë rezultate të Barometrit të Kosovës për Siguri, të publikuara sot nga Qendra e Kosovare për Studime të Sigurisë, në Prishtinë.

Po sipas këtij hulumtimi, FSK-ja është shpallur institucioni më i besueshëm në vend për vitin 2015, për herë të tretë, në tre vitet e fundit, duke lënë pas të gjitha institucionet tjera të sigurisë. Sipas rezultateve të Barometrit të Kosovës për Siguri, FSK ka dalë e para dhe më e besueshmja, pra 69 % e të gjithë të anketuarve i besojnë FSK-së, duke lënë kështu pas institucionet tjera të sigurisë.

Duke ju referuar rezultateve të publikuara nga BKS, 73% e të anketuarve kanë deklaruar se Forca e Sigurisë të Kosovës nuk është e prekur nga korrupsioni.

Ky është viti i tretë që FSK-ja del e para sipas rezultateve të Barometrit të Kosovës për Siguri, pra prinë me besueshmëri dhe në përgjithësi perceptimi i qytetarëve për FSK-në është jashtëzakonisht pozitiv. Ky perceptim i qytetarëve është një vlerësim për punën dhe angazhimin e gjithë ushtarëve , nënoficerëve, oficerëve dhe stafit komandues të saj si dhe përkrahjes dhe besimit të pareshtur që popullata e Kosovës ka për FSK-në.

Barometri Kosovar i Sigurisë (BKS) është një program specifik i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë i hartuar për të shërbyer si një publikim vjetor. Fokusi primar i BKS është të matë perceptimet e opinionit publik drejt institucioneve të sigurisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *