Kadetë amerikanë dhe të FSK-së certifikohen në programin e shkëmbimit kulturor dhe gjuhësor

Kadetë amerikanë dhe të FSK-së certifikohen në programin e shkëmbimit kulturor dhe gjuhësor

Kadetë amerikanë dhe të FSK-së certifikohen në programin e shkëmbimit kulturor dhe gjuhësor

Prishtinë, 26 qershor 2015 – Sot, në kazermën “Skënderbeu” të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes të FSK-së, në Ferizaj, u mbajt ceremonia e certifikimit të kadetëve amerikanë dhe të FSK-së, të cilët për 3 javë, morën pjesë në programin e njohjes së kulturës dhe për mësimin e gjuhës. Ky program u realizua falë bashkëpunimit bilateral në mes Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Ushtrisë së SHBA-ve. Në kuadër të këtij programi, morën pjesë gjithsej 28 kadetë amerikanë dhe 51 pjesëtarë-kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në kuadër të realizimit të këtij programi, janë bërë vizita të shumta në qytetet e Kosovës duke filluar nga kazermat e FSK-së, vizita monumenteve të ndryshme historike, si dhe janë realizuar disa projekte si; riparimin e shkollave dhe pastrimin e qyteteve.

Në ceremoninë e përfundimit të programit, për shkëmbim kulturor, ishin të pranishëm: shefi i Shtabit të Komandës së Forcave Tokësore (KFT), kolonel Naim Haziri, zëvendës komandanti i KDS-së, kolonel Irfete Spahiu, atasheu i Mbrojtjes të SHBA-ve, në Prishtinë, kolonel Chad Butts, përfaqësues të KFOR-it amerikanë nga Bondstill, përfaqësues të ambasadës amerikane, oficerë të FSK-së, shefi i Ekipit Ndërlidhës të NATO-s, për KDS-në, nënkolonel Zoran Liposhçak, etj.

Zëvendës komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes të FSK-së, kolonel Irfete Spahiu, me këtë rast, u shpreh:” ky program është një mbështetje shtesë në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme që SHBA-të janë duke i ofruar FSK-së, përmes trajnimeve për përmirësimin e nivelit të komunikimit në gjuhën angleze, duke ju mundësuar komunikim direkt në mes të kadetëve amerikanë dhe pjesëtarëve të FSK-së, mundësi të kuptimit të kulturave tona të ndryshme, njohjen e vlerave historike, shkëmbimin e përvojave dhe të kuptuarit të programeve të trajnimit të njërës dhe palës tjetër.”
Tërë kjo është bërë në saje të bashkëpunimit në mes të FSK-së dhe ambasadës së SHBA-ve, në Prishtinë, por edhe mbështetjes të institucioneve lokale dhe qendrore të Kosovës, për çka ju jemi falënderues.

Ndërsa, atasheu i Mbrojtjes së SHBA-ve, në Prishtinë, kolonel Chad Butts, në fjalën e tij, tha:” më gëzon fakti që sot jemi bashkërisht këtu dhe po e përfundojmë këtë program në mënyrën më të mirë dhe me rezultate të larta. Kjo është një përvojë për të dyja palët, shkëmbim kulturash, traditash gjuhësh, etj. Janë këto elemente të cilat kërkojnë përkushtim dhe gatishmëri të cilën ju e keni treguar gjatë tërë kohës. Ne shpresojmë që ky program do të vazhdojë edhe në të ardhmen, nga ku do të kemi rast që të mësojnë të dy palët, kjo është një përvojë e mirë për kadetët tanë, e besoj edhe për pjesëtarët e FSK-së”.

Në përfundim të ceremonisë së certifikimit, shefi i Shtabit të KFT-së, kolonel Naim Haziri, atasheu i SHBA-ve, kolonel Chat Butts dhe zëvendës komandanti i KDS-së, kolonel Irfete Spahiu, kadetëve amerikanë dhe të FSK-së, u dhanë certifikata dhe Mirënjohje, për rezultate të dalluara gjatë realizimit të programit për shkëmbimin kulturor dhe për mësimin e gjuhës angleze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *