Për rininë, sportin dhe kulturën e Ferizajt do të rritet përkrahja

Për rininë, sportin dhe kulturën e Ferizajt do të rritet përkrahja

Për rininë, sportin dhe kulturën e Ferizajt do të rritet përkrahja

Për rininë, komunitetin artistik dhe sportistët e Ferizajt do të dyfishohet mbështetja. Kështu tha sot Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, gjatë një takimi me kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu dhe bashkëpunëtorë të tij. Ministri u shpreh mjaftë i lumtur që edhe vet komuna rininë, kulturën dhe sportin një nga prioritet kryesore të saja dhe tashmë ka në plan shumë projekte të cilat do të realizohen në të ardhmen me një bashkëpunim me MKRS-në por edhe institucione të tjera. Ministri Krasniqi përgëzoi kryetarin Aliu për punën që po bën dhe për planet konkrete që ka. Ai vlerësoi faktin që në Ferizaj rinia tashmë ka më shumë hapësirë në vendimmarrje dhe kultura e sporti janë prioritet. Ministri Krasniqi tha se në këto dy vjet MKRS ka investuar në Ferizaj, si në renovim të palestrës dhe ndërtimin e stadiumit modern ndihmës të futbollit, një donacion i marrë nga Komisioni Evropian, mbështetje për projektet si Festivalin ‘Kosovarja këndon’, Ansamblin ‘Kastriotet’, Festivalin e Teatrove në Ferizaj, mbështetje për Teatrin ‘Adriana Abdulahu” dhe projekte te tjera. Në vitin e ardhshëm ne padyshim që do të shtojmë mbështetjen tonë në trashëgimi kulturore, kulturë, rini dhe sport, tha ministri Krasniqi.

Nga ana e tij, kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu falënderoi ministrin Krasniqi për mbështetjen që i ka dhënë Ferizajt por edhe në përgjithësi për sportin, kulturën dhe rininë në vend. Ai tha se tashmë rinia, kultura dhe sporti janë një prioritet i tyre dhe ka përmendur disa projekte që mendojnë të realizojnë në të ardhmen. Aliu përmendi projekte që kanë të bëjnë me funksionalizim të jetës teatrore në komunë dhe përmirësim të i infrastrukturës kulturore e sportive. Ministri Krasniqi dhe Kryetari Aliun u dakorduan që të jenë në kontakte të vazhdueshme për projekte konkrete dhe aktivitete të përbashkëta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *