Ministri Krasniqi: UNESCO të ndryshojë qasje ndaj Kosovës

Ministri Krasniqi: UNESCO të ndryshojë qasje ndaj Kosovës

Ministri Krasniqi: UNESCO të ndryshojë qasje ndaj Kosovës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z.Memli Krasniqi ka pritur sot në një takim disa ambasadorë të UNESCO-s, anëtarë të Komitetit për Trashëgimi Botërore, me të cilët ka biseduar rreth të arriturave dhe sfidave në fushën e trashëgimisë kulturore. Ministri Krasniqi i ka informuar ambasadorët më punën që është bërë deri më tash në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, duke theksuar se ka mjaftë të arritura dhe ka vullnet që të punohet edhe më shumë. Me theks të veçantë, ministri është ndalur tek artefaktet e Kosovës të cilat prej vitit 1999 mbahen padrejtësisht në Beograd.

Ai tha se Kosova disa herë ka kërkuar në forma të ndryshme që këto artefakte t’i kthehen Kosovës, qytetarëve të saj, por shtoi se ka munguar dhe mungon një vullnet nga ana e Serbisë. Në kontekst të kthimit të thesarit të trashëgimisë, si një shembull pozitiv Ministri Krasniqi përmendi se shumë shpejtë nga Gjermania do të dorëzohen disa artefakte të Kosovës, të cilat ishin gjetur në Gjermani para disa vitesh.

Një aspekt tjetër në të cilin është ndalë ministri Krasniqi ka qenë edhe raportet e Kosovës me UNESCO-n. Ministri shprehi shqetësimin që ky mekanizëm nuk ka komunikim zyrtar me Kosovën dhe shtoi se kjo qasje duhet të ndryshojë, përkundër faktit që Kosova nuk është anëtare, në mënyrë që edhe shteti ynë të ketë mundësi të promovimit dhe mbështetjes për trashëgimi.

Sa i përket të arriturave në trashëgimi, ministri përmendi ndryshimin e ligjit për ta bërë atë sa më të zbatueshëm dhe të qartë në kompetencat e institucioneve, miratimin e listës së përkohshme për mbrojtje të monumenteve, shtimi i punës në gërmime arkeologjike me karakter shpëtimi dhe studimi, programi për intervenimet emergjente, marrja e fondeve për restaurim të monumenteve si dhe dokumentimi dhe promovimi i trashëgimisë kulturore përmes publikimeve të ndryshme, si ai përmes video-spoteve, guidës arkeologjike dhe formave tjera që janë në plan të nxjerrjen. Ministri shtoi se ka edhe shumë sfida në këtë aspekt, sidomos në atë financiar për mbështetje edhe më të madhe për restaurim dhe ruajtje, por ai shtoi në të ardhmen kjo do të rritet.

Nga ana e tyre ambasadorët vlerësuan punën që është bërë këtu në Kosovë, duke shtuar se tashmë kanë një fotografi ndryshe për Kosovën për dallim nga informacionet që kanë ardhur nga hapësira të ndryshme, sidomos Serbia. Ata premtuan se do të vazhdojnë komunikim dhe bashkëpunimin. Këta ambasadorë kanë ardhur në Kosovë për të parë nga afër gjendjen e trashëgimisë dhe diversitetit kulturor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *