Ministri Krasniqi ndau certifikata edhe për 400 të rinj, të trajnuar në fusha profesionale

Ministri Krasniqi ndau certifikata edhe për 400 të rinj, të trajnuar në fusha profesionale

Ministri Krasniqi ndau certifikata edhe për 400 të rinj, të trajnuar në fusha profesionale

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi ka ndarë sot certifikata për 400 të rinj të trajnuar në fusha profesionale, në kuadër të Projektit për Zhvillimin e Rinisë në Kosovë. Trajnimet janë mbajtur në fushat si: Edukatore për kujdesin e fëmijëve, IT Networking, Instalime elektrike, Mbajtja e librave dhe kontabilitetit, Saldues, Agjent tregtar, Përpunimi i ushqimit, Dizajnimi i web faqeve, Ngrohje qendrore, Dizajn grafik, Ujësjellës dhe montimi i tubave dhe Montim, mirëmbajtje, dhe riparim i shkallëve lëvizëse dhe ashensorëve. Ky është grupi i dytë i të trajnuarve, pas atyre 400 të rinjve të trajnuar për ndërmarrësi.

Ministri Krasniqi në fjalën e tij tha se këto aftësi të fituara në trajnime janë një hap i rëndësishëm që secili i certifikuar, ka bërë për ngritjen e tij profesionale dhe aftësim për tregun e punës. Ai vlerësoi se të dy fazat e trajnimeve përbëjnë një kombinim të duhur për zhvillimin dhe hapjen e biznese të reja nga këta të rinj. “Një bashkim i forcave dhe dijës nga një ndërmarrës i ri, që ka mësuar se i të përgatisë një plan biznesi, si ta menaxhojë dhe promovojë atë, dhe një si ju i trajnuar në fusha profesionale, si Teknologji informative, edukim dhe kujdes për fëmijët, instalim elektrik, dizajn grafik, saldues, agjent tregtar, kontabilist, e të tjera, do të ishte një formulë e suksesit për hapjen e bizneseve të reja dhe çka është më e rëndësishme për qëndrueshmërinë e tyre. Dhe unë ju inkurajoj juve që të ndiqni këtë formulë dhe të besoni në vlerat tuaja”, ka thënë ai. Ministri ka thënë se me këto trajnime nuk përfundon Projekti për Zhvillimin e Rinisë, pasi tash, të gjithë të rinjtë që kanë ndjekur trajnimet si për ndërmarrësi dhe këto për fusha profesionale kanë një mundësi tjetër që t’i jetësojnë idetë e tyre për biznes.

“Dhënia e granteve për biznese të reja është një nga komponentët e këtij projekti që e kap vlerën 2.8 milionë dollarësh. Unë ju inkurajoj që të zhvilloni idetë dhe të përfitoni nga kjo mbështetje, që do të jetë e vazhdueshme”. Ministri ka falënderuar Bankën Botërore për mbështetje që ka dhënë në këtë projekt dhe projekte të tjera, e po ashtu ka falënderuar edhe partnerë të tjerë që po kontribuojnë në fuqizimin e rinisë në Kosovë. Kur është fjala për hapjen e bizneseve të reja, ministri tha se Kosova ka bërë reforma të thella në këtë drejtim, duke lehtësuar procedurat për marrjen e dokumentacionit të nevojshëm për hapjen e një biznesi. Ai tha se reformat do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, e po ashtu mbështetja dhe angazhimi do të rritet edhe për rininë.

Projektin e kanë vlerësuar lartë edhe zyrtarë të Bankes Botërore, të cilët kanë thënë se me këtë rast të rinjtë po krijojnë më shumë potencial për të qenë pjesë e tregut të punës. Trajnimet në këto fusha janë ofruar nga DON Bosko dhe ITED.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *