Projekti për Zhvillimin e Rinisë në Kosovë, dëshmi e një koncepti të ri i të menduarit dhe vepruarit për rininë

Projekti për Zhvillimin e Rinisë në Kosovë, dëshmi e një koncepti të ri i të menduarit dhe vepruarit për rininë

Projekti për Zhvillimin e Rinisë në Kosovë, dëshmi e një koncepti të ri i të menduarit dhe vepruarit për rininë

Rreth 1500 të rinj nga vitit 2011deri në vitin 2014 kanë përfituar në forma të ndryshme, konkrete, nga Projekti për Zhvillimin e Rinisë në Kosovë, (PZHRK-ja), që është implementuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, mbështetur nga Banka Botërore dhe Ambasada Italiane në Kosovë. Faza e dytë e tij përfundoi sot në një ceremoni rasti ku morri pjesë edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, Zv.ambasadori italian në Kosovë, Salvatore Marino, si dhe përfitues nga ky projekt.

Kjo fazë ka filluar në vitin 2011. Vlera e projektit ka qenë rreth 2.8 milionë dollarë dhe përmes tyre, janë dhënë grante për mbi 250 biznese të te rinjve në gjithë Kosovën në vlerë prej mbi 900 mijë dollarë, janë përkrahur 18 Qendra Rinore në Kosovë me një vlerë totale prej mbi 300 mijë dollarë, janë trajnuar mbi 800 të rinj në fusha profesionale, janë mbështetur mbi 300 të rinj për punë praktikë në institucione të ndryshme, si dhe është mbështetur Departamenti i Rinisë në MKRS në ngritjen e kapaciteteve dhe në finalizimin e Strategjisë Kosovare për Rini 2013-2017.

Ministri Krasniqi e vlerësoi këtë projekt si më të rëndësishmit që është ideuar dhe implementuar për rininë në Kosovë. Ai ka falënderuar Bankën e Botërore dhe Ambasadën e Italisë për mbështetjen që i kanë dhënë këtij procesi, si dhe kanë mbikëqyrur bashkë me MKRS-në gjithë procesin e implementimit.

“Ishte një rrugëtim me plot rezultate, me hapa konkret, të prekshëm, momente të lumtura për të rinjtë. Tjetër arsye është se në këto 3 vjet, me Projektin për Zhvillimin e Rinisë në Kosovë kemi ndryshuar konceptin e të menduarit dhe të vepruarit për rininë. Dikur ndoshta më shumë i është kushtuar vëmendje aspekteve teorike për zhvillimin e rinisë dhe përkrahjen ndaj saj, por me këtë fazë do të thosha se kemi goditur në shenjë. Kemi vepruar praktikisht, aty ku ka nevojë më shumë dhe që ndikon drejtpërsëdrejti në zhvillimin e të rinjve, ideve dhe planeve të tyre. E kjo pastaj ndikon edhe në të mirën e përgjithshme”, tha ministri Krasniqi në ceremoninë përmbyllëse në Hotel Sirius në Prishtinë.

Ministri ka përmendur në shifra rezultatet që ka sjellë ky projekt, duke thënë se PZHRK-ja ka ndikuar që hapjen e bizneseve të reja nga të rinjtë, punësimin e të rinjve, edukimin profesional të te rinjve, aftësimin praktik, ngritjen dhe zhvillimin e qendrave rinore, si dhe në ngritjen e kapaciteteve për menaxhimin e fushës së rinisë në MKRS.

Ai ka thënë se MKRS-ja ka rritur fondet për rininë në këto tre vjet dhe i ka dhënë prioritet ndermarrësisë. Rritja e përkrahjes, tha ministri, do të rritet edhe në vitet e ardhshme, pasi tashmë ka një model të mirë të zhvillimit të politikave rinore.

“Mbështetja do të rritet çdo vit. Madje ndërmarrësia do të jetë një prioritet i Qeverisë së Kosovës. Ky është fundi i fazës së dytë të projektit por do të jetë një fillim i ri. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi së shpejti do të marrë vendim për krijimin e Fondit zhvillimor për Kosovën, në vlerë prej rreth 1 miliardë euro dhe një prej komponentëve kryesore pra do të jetë mbështetja për bizneset e reja”, ka deklaruar ai.

Ndërkaq Zv.ambasadori i Italisë, Salvatore Marino ka përgëzuar MKRS-në dhe gjithë implementuesit tjerë për rezultatet që ka shënuar ky projekt.

“Ambasada e Italisë ka qenë e lumtur që ka mbështetur këtë projekt, pasi siç e tha edhe ministri, ai ka paraparë përkrahje konkrete për të rinjtë”, tha ai. Marino shtoi se Italia dhe Kosova kanë shumë fusha ku mund të bashkëpunojë dhe shprehi gatishmërinë për thëllim të bashkëpunimit në fushën e rinisë, kulturës dhe sportit.

Përveç nga ky projekt në fushën e ndermarrëisë grante vitin e kaluar ka ndarë edhe MKRS-ja nga buxheti i vit. Në vitin 2013 janë dhënë rreth 100 mijë euro grant për mbi 20 projekte biznesi të te rinjve. Po ashtu çdo vit MKRS-ja ndanë rreth 500 mijë euro për projekte të ndryshme rinore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *