MKRS-ja do të mbështesë idetë inovative të të rinjve

MKRS-ja do të mbështesë idetë inovative të të rinjve

MKRS-ja do të mbështesë idetë inovative të të rinjve

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të mbështesë çdo herë e më shumë idetë inovative të të rinjve, tha sot ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi në hapje të ‘Panairit të Shkencës dhe Kulturës 2014’ në Mitrovicë që është organizim i nxënësve të Gjimnazit ‘Frang Bardhi’ në Mitrovicë, e ku marrin pjesë edhe nxënës nga shollat e mesme nga Mitrovica, Vushtrria dhe Skenderaj. Ky panair po mbahet në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë. Nga shumë sektorë në këtë panair janë vlerat kulturore, dijet dhe të arriturat nga lëndët që mësohen në shkolla.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, tha se ky panair është një aktivitet tradicional dhe që mund të shërbejë si model edhe për shumë rajone tjera në Kosovë. Ai shtoi se nga këtu do të dalin shkencëtarët e së ardhmes.

Ministri Krasniqi tha se me organizime të tilla rritet vetëdija për edukim edhe më të madh tek të rinjtë, dhe ata rrjedhimisht bëhen nismëtar të shumë projekteve të ndryshme për shoqërinë.

MKRS-ja i ka dhënë mbështetje të madhe rinisë në këta tre vjet, e veçanërisht me projektin për ndërmarrësi. Rreth 1 milion dollarë janë dhënë këto dy vjet për mbështetjen e bizneseve të të rinjve dhe trajnimin e tyre në fusha profesionale. Janë rreth 1500 të rinj që kanë përfituar në këto programe dhe qindra të rinj nga subvencionet për organizatat rinore.

Ne do të vazhdojmë ta rrisim mbështetje, dhe unë ju inkurajoj që ju të ndiqni ëndrrat e juaja, idetë e juaja, të edukoheni edhe praktikisht dhe shteti padyshim se do të jetë pranë jush për t’iu përkrahur”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër, kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, e vlerësoi këtë panair si ngjarje me rëndësi për qytetin, dhe shtoi se kjo është një dëshmi e punës që bëhet në shkolla.

Afërdita Syla, drejtoreshë e organizatës CBM, që mbështetë këtë aktivitet, ka premtuar se mbështetja për të rinjtë nuk do të ndalet vetëm me kaq, por do të vazhdojë, sepse ata janë e ardhmja e këtij vendi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *